VV DEKLAROHET ZYRTARISHT PËR “LINÇIMET” DHE PËR PUBLIKIMIN E DOKUMENTEVE “SEKRETE”

VV DEKLAROHET ZYRTARISHT PËR “LINÇIMET” DHE PËR PUBLIKIMIN E DOKUMENTEVE “SEKRETE”

Dy këmbësorë lëndohen në aksidente në Prizren

Pretendimi që të dorëhequrit nga pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje po e shpërfaqin në letrat e tyre, mbi linçimin që po ju bëhet atyre që po dalin kundër ish-liderit dhe kandidatit për të marrë kreun e partisë, Albin Kurti, janë hedhur poshtë nga Komisioni Disiplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Sipas VV-së asnjë ankesë për linçime nuk është parashtruar në Komisionin Disiplinor.

“Këto ditë nga disa që po dorëhiqen nga funksioniet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! pohohet se ndaj tyre po ndodhin veprime që pretendohet se janë thyerje e disiplinës nga anëtarë të supozuar të Lëvizjes. Njoftojmë se Komisioni Disiplinor, VETËVENDOSJE! organ që trajton këto çështje në rastet kur raportohen, nuk ka marrë asnjë shkresë apo ankesë lidhur me këtë”, thuhet në njoftimin për media.

Po sipas këtij njoftimit, është “shqetësues publikimi i dokumenteve të Komisionit Disiplinor në rrjetet sociale”.

“Publikimet e tilla të nxjerrura fshehtas nga Arkiva e Lëvizjes është shkelje e Rregullores se Komisionit disiplinor dhe Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në këtë njoftim./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)