Kurti u kthehet poezive: Jua fal të më shani mua, por jo nëse shani VV’në e Kosovën

Kurti u kthehet poezive: Jua fal të më shani mua, por jo nëse shani VV’në e Kosovën

Dorëzohen Nënshkrimet për Kandidaturën e Albin Kurtit për Kryetar të VV

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpërndarë në rrjetet sociale një deklaratë të Albin Kurtit, për të cilën ata thonë se e ka dhënë në Prizren gjatë takimit me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën.


Deklarata është një poezi në vete dhe një mesazh për të larguarit nga Vetëvendosje.

Në këtë deklaratë poetike Kurti shpjegon se ua ka falur atyre që e kanë sharë atë personalisht, por nuk mund t’i falë nëse ia shajnë Vetëvendosjen, Kosovën, Shqipërinë.

“Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë; Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme”, citohet të ketë thënë Kurti.

Deklarata e plotë, pa ndërhyrje, siç është shpërndarë në Facebook:

Më shani mua sa të iu dëshirojë zemra e sa të iu thotë mendja ..! Ua kam falur!
Por kurrë nuk ua fal;
Nëse ma shani Vetëvendosjen!
Nëse ma shani Republikën e Kosovës!
Nëse ma shani kombin, flamurin e Shqipnin!
Ne jemi kalimtarë në këto troje dhe në këtë jetë;
Vetëvendosje, Kosova e Shqipnia janë të përhershme!
ALBIN KURTI
11.01.2018
Prizren

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)