Gratë e reja që janë trajtuar për kancerin e gjirit kanë të njëjtën shkallë të mbijetesës, pa marrë parasysh a kanë mutacione të gjenit BRCA, është thënë në një studim të zhvilluar në Britani.
Mutacionet e gjenit BRCA1 dhe BRCA2, rrisin gjasat që gratë të preken nga kanceri për katër deri në tetë herë.
Studimi i zhvilluar me 2,733 gra britanike gjithashtu ka gjetur që mastektomia e dyfishtë nuk i përmirëson gjasat për mbijetesë tek gratë që kane mutacionin gjenetik, dhjetë vjet më vonë.
Mutacionet në këto gjene ndalojnë AND-në që të riparoj veten dhe rrisin rrezikun për zhvillimin e kancerit.
Këto mutacione lidhen me kancerin e mitrës së prostatës si dhe të gjirit.
COMMENTS