Kjo është pasuria e Imri Ahmetit

Kjo është pasuria e Imri Ahmetit

PDK-ja akuzon krerët e komunës së Lipjanit për keqpërdorim të parasë publike

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, njihet edhe si kryetari më kursimtar i Komunave në Kosovë. Ashtu po del të jetë edhe në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsionit (AKK).

Ai në AKK ka deklaruar pasurinë dhe në bazë të deklarimeve, Ahmeti del të jetë jo i pasur.

Kreu i Lipjanit, ka deklaruar shtëpinë e tij prej 162 metrave katror në vlerë prej 85 mijë eurove, e që këtë shtëpi, në bazë të asaj që e ka deklaruar Ahmeti, e ka të trashëguar, oborr në vlerë prej 30 mijë euro, Truall në vlerë prej 20 mijë euro, Tokë në vlerë prej 60 mijë euro si dhe banesë 100 m2, në vlerë prej 75 mijë euro, e cila në bazë të deklarimit në AKK, Ahmeti del ta ketë blerë me kredi në shumën prej 75 mije eurosh, të marrë në vitin 2014.

Ndërsa, para të gatshme Imri Ahmeti ka deklaruar se ka 3450 euro, transmeton Ulpianapress.

 

Ahmeti pagën vjetore si kryetar i Komunës, në bazë të deklarimeve e ka 15 mijë e 276 euro, që në muaj i bie 1273 euro.

Edhe në deklarimin e mëhershëm të pasurisë i pari i Lipjanit kishte prezantuar të njëjtat pasuri të paluajtshme, veçse kësaj radhe dy veturave iu është ndryshuar vlera e tyre./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)