Walker ia jep një lule Thaçit: Mbaje në zyrë që t’i kujtosh viktimat e Reçakut

Walker ia jep një lule Thaçit: Mbaje në zyrë që t’i kujtosh viktimat e Reçakut

Ditë zie

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore në 19-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Walker derisa ka folur ka thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë, njofton Klan Kosova.

Walker, më tej një lule të cilën sot e mori si dhuratë në Reçak, nga një vajzë e vogël, ia ka dhuruar Presidentit Thaçit me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.

“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap Presidentit Hashim Thaçi”.

“Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut”, është shprehur Walker.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)