KËRKOHET HETIM PËR KRYEMINISTRIN DHE VARTËSIT E TIJ

KËRKOHET HETIM PËR KRYEMINISTRIN DHE VARTËSIT E TIJ

Dy persona të Gadimes së Eperme rezultojnë negativ në testin e COVID-19

Dhjetë Organizata Joqeveritare, përmes një komunikate kanë kërkuar që të nisin procedurat hetimore ndaj kryeministrit, vartësve të tij apo cilido vartës i politikës që mund të keqpërdor pozitën e tyre me vendime që krijojnë standardin e shkeljeve ligjore të hapura. Të njëjtën kërkesë këto OJQ e kanë bërë edhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

OJQ-të kanë kërkuar edhe zbardhjen e rastit të sulmit të drejtorit të PTK-së Agron Mustafa.

Në kërkesën e tyre – reagim, OJQ-ë kanë listuar tri problemet që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit për të edhe kërkohet zbardhje.

Ky është teksti i kërkesë së 10 OJQ –ve:

Ne grupi i OJQ-ve i kërkojnë Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, që në përputhje me mandatin e tij, të nisë ex-officio procedurat hetimore ndaj kryeministrit, vartësve të tij apo cilido vartës i politikës që mund të keqpërdor pozitën e tyre me vendime që krijojnë standardin e shkeljeve ligjore të hapura. Në këtë kohë kur shkeljet po shihen të incizuara dhe shkelësit të lirë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit po dëmtohet skajshmërisht. I bëjmë thirrje këtyre dy institucioneve nën udhë heqjen e tanishme të dëshmojnë pavarësinë dhe paanshmërinë e tyre politike, profesionalizmin, pandikueshmërinë politike.

Gjatë dhjetorit, ne si grup i organizatave të shoqërisë civile iu drejtuam me një letër Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Kryeprokurorit të Shtetit. Përmes reagimit tonë të parë, i shprehëm shqetësimet tona në lidhje me deklarimet publike të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar mediave pas raportimeve të tyre lidhur me takimin e tij me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne i kërkuam KPK-së që në përputhje me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të mbajnë në përgjegjësi Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, për akuzat e tij linçuese ndaj medieve. Gjithashtu kërkuam që të hetohen pretendimet për afërsinë e tij me zyrtarët të PDK-së dhe ndikimet që ata mund të kenë në punën e Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK-së i përkujtuam se Kryeprokurori i Shtetit duhet të kujdeset në çdo kohë për integritetin e tij dhe të Sistemit Prokurorial, si dhe duhet të përfaqësojë paanshmëri dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të detyrave të tij.

Megjithëse kanë kaluar gati 4 javë nga kërkesa e drejtuar, nuk morëm as edhe një përgjigje ndaj saj, as në letër as në veprime. Derisa, në të njëjtën kohë kanë vazhduar veprime të kundërligjshme në Kosovë edhe më tutje nuk po tregohen rezultate efektive të Kryeprokurorisë në zgjidhjen e rasteve të përmendura në kërkesën tonë të mëparshme, por edhe në heshtjen që vazhdon ta ketë para publikut ky institucion aq i rëndësishëm në krijimin e Kosovës si shtet funksional. Deri me tani janë disa raste konkrete në të cilat Kryeprokurori i Shtetit vazhdon të mos reagon, duke zgjedhur edhe heshtjen dhe duke e lënë hapësira të mëdha për dyshime për paanshmërinë e tij politike.

Dëshirojmë të i rikujtojmë disa prej veprimeve të kundërligjshme të raportuara së fundi në media:

– Vetëm disa ditë më parë u sulmua një qytetar (Agron Mustafa) dhe Drejtori i tanishëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës, nga dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Nuk reagoi asnjë institucion që do ta sqaronte çështjen më tutje. Qytetarët u informuan për këtë rast nga videot amatere të qytetarëve që po kalonin në ato çaste në atë rrugë, por asnjë reagim nga Kryeprokurori i Shtetit, ndërsa prokurorja e rastit, siç e kemi parë po zbaton standarde të dyfishta, pasi edhe pse Avni Berisha dhe Nazim Sahiti po hetohen si të dyshuar, vetëm policin Berisha e ka suspenduar, ndërsa i paprekur mbetet Nazim Sahiti. (Kodi Nr. 04/L-082 të Republikës së Kosovës: 190, 409)

– Falja e borxheve nga kryeministri Haradinaj për ambalazhuesit e ujit pa aprovimin e Kuvendit (Neni 122 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Neni 86 i Ligjit Nr. 04/L-147 për Ujërat e Kosovës) mbetet ende çështje e pa hetuar.

– Rritja e pagës personale nga kryeministri Haradinaj për 100% (Shkelë parimin e ndarjes së pushteteve nga neni i 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 424 të Kodit Nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës mbi situatën e Konfliktit të Interesit, Prioriteti 5 i Shtyllës I të Agjendës Evropiane të Reformave)

Këto janë vetëm disa nga rastet të cilat shërbejnë për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, të dëshmoi që institucioni të cilin e udhëheq është i paanshëm dhe i shërben vendit. Heshtja e tij në të kundërtën mund të interpretohet si e dëmshme për shoqërinë e Kosovës, duke ndikuar në krijimin e një shteti jo-funksional dhe jo të bazuar në parimet e sundimit të ligjit. Kjo e bën më tutje absurde mbajtjen e pozitës udhëheqëse kur në vend të veprimit, Kryeprokurori Aleksandër Lumezi po vazhdon të zgjedh heshtjen”.

Organizatat mbështetëse:

Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Iniciativa për Progres – INPO

Instituti KIPRED

Instituti GAP

Instituti Columbus

Instituti INDEP

Ec ma ndryshe

Clard

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)