SPITALI KU QËNDROI MUSTAFA NJOFTON PËR GJENDJEN SHËNDETËSORE TË TIJ

SPITALI KU QËNDROI MUSTAFA NJOFTON PËR GJENDJEN SHËNDETËSORE TË TIJ

Burri nga Lipjani ikën nga vetizolimi, arrestohet

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të trajtohet pas komplikimeve shëndetësore që ka pasur në javën e fundit.

Para se të merrte rrugë jashtë vendit, Mustafa ka qen i shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Ky spital se fundmi ka dhënë disa informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të LDK-së, gjatë kohës sa ka qenë i hospitalizuar.

“Ai në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Pas procedurave përkatëse diagnostike, është arritur te diagnostikohet dhe të trajtohet me terapinë përkatëse specifike që jepet për këtë rast”, thuhet në njoftim.

“Gjatë qëndrimit në spitalin tonë, është arritur stabilizimi dhe më pas ka filluar përmirësimi gradual i gjendjes së tij shëndetësore. Për shkak të nevojës së terapisë dhe rehabilitimit fizikal të vazhdueshëm, z. Mustafa sot është transferuar jashtë vendit në një qendër të specializuar rehabilituese”, thuhet më tej aty.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)