KRIJUESI ANONIM I SLOGANIT “10 VJET SHTET” MORI 500 EURO

KRIJUESI ANONIM I SLOGANIT “10 VJET SHTET” MORI 500 EURO

Mbështetësit e IS-it ende paraqesin rrezik për Kosovën

Në konkursin e publikuar në faqen e Zyrës së Presidencës, e cila nuk mbanë datë të publikimit por vetëm 20 Nëntorin si datën e fundit për aplikim, nuk është se janë kërkuar specifika për dizajnuesit e logos.

“Kriteret që duhen marrë parasysh për Logon nuk duhet të dalin jashtë simboleve të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe ngjyrat e flamurit shtetëror”, thuhet në pikën e dytë të konkursit.

Në asnjë pjesë tjetër të konkursit nuk përmenden më kriteret por vetëm tregohet se logoja do të vendoset në Medaljen Presidenciale dhe se do të përdoret në të gjitha aktivitetet. Ndërsa shpërblimi për atë që zgjidhet më e mira do të jetë prej 1 mijë eurosh.

Një tjetër gjë të cilën Presidenca nuk e ka sqaruar është edhe slogani i 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kjo ka qenë e paraparë me konkursin e njëjtë.

“Personi, propozimi i të cilit zgjidhet për Slogan të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shpërblehet me 500.00 Euro (Pesëqind).”, thuhet në pikën e gjashtë. Nuk jepet asnjë kriter e asnjë shpjegim se çka duhet të përmbajë Slogani.

E tash që është bërë gjithçka publike, zyra e presidentit nuk ka bërë të ditur kush është personi i cili do të marr këtë shumë parash.

Insajderi ka kontaktuar me Zyrën e Presidentit mirëpo nuk ka marr përgjigje se kush është ideatori i këtij slogani.

Logoja e parë e përzgjedhur nga një komision doli të jetë plagjiat. Ishte e ngjashme me një agjenci turistike në Gjermani. Pas debatit që u bë për atë logoja, presidenca e Kosovës e anuloi dhe u shpall një tjetër. /Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)