Në ambientin e shkollës fillore ‘’Ismail Luma” në Lipjan u kremtua Dita e shkollës, ku merrnin pjesë nxënësit e kësaj shkolle, mësimdhënësit, prindërit, ish arsimtarë të kësaj shkolle, mysafirë të ndryshëm, shkruan Ulpianapress.
Fillimisht fjalën e rastit e mori Drejtori i shkollës Driton Sadiku, i cili së pari i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje duke i uruar nxënësit, prindërit, personelin arsimor të shkollës “Ismail Luma ” .
“Është nder i madh për mua dhe e them me plotë gojë që së bashku me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësit tonë jemi mikpritësit tuaj në 8 vjetorin e punës së shkolles sonë si dhe në 19 vjetorin e njërës ndër masakrat më makabre të pushtuesve serb, masakrës së Reçakut, masakër që tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për të vendosur drejtësinë. Kjo ngjarje do të mbahet mend ndër gjenerata për terrorin e ushtruar gjatë të cilës u vran 42 civil dhe 12 ushtarë të UÇK-së në mbrojtje të lirisë në mesin e të cilëve ra heroikisht edhe heroi Ismail Luma emrin e të cilit e mbanë me krenari shkolla jonë.Për gjatë 8 vite të punës shkolla jonë dëshmoi se me punë, përkushtim, vullnet dhe angazhim të vazhdueshëm mund të arrihen edhe rezultate të kulminante . Këto rezultate nuk do të ishin të tilla sikur në vazhdimësi mos të kishim përkrahjen e të gjithave institucioneve komunale, prindërve, mësimdhënësve, nxënësve etj. Prandaj këtë vit kemi menduar që këtë ditë të shenjtë për shkollen tonë ta shënojm në mënyrë të veçant duke organizuar Kuizin e Diturisë me pjesmarrjen e katër shkollave : tri shkolla publike dhe një shkolle private, që ti motivojmë nxënësit tonë në arritjet e tyre të mëtutjeshme. Këtë Kuiz të Diturisë e organizuam pasi konsiderojmë që “Edukimi është pasaporta e lirisë për gjithë secilin”. “Sa më të arsimuar, sa më të ditur, aq më të lirë për të bërë zgjidhje të forta dhe për tu përballur me sfida të mëdha. Sot nxënësit e të katër ekipeve besoj janë përgatitur mirë pasi konsideroj se të gjithë janë fitues. Le të jetë kuizi i diturisë një hap i vogël për organizimin e kuizeve edhe më të mëdha në shkollat tona. Besoj fuqishëm se ka ardhur koha që shkollat tona të jenë motor i zhvillimit dhe promovimit të shtetit tonë Republikës së Kosovës Suksese ekipeve pjesmarrëse Faleminderit” ka thënë Sadiku.
Të pranishmit kanë mundur të shikojnë edhe një kuiz të organizuar për nderë të Ditës së Shkollës ku morrën pjesë tri shkolla publike dhe një shkolle private dhe në fund fituese doli SHFMU‘’Ismail Luma’’ nga Lipjani.
Manifestimi u pasurua edhe me një program të pasur kulturo-artistik ku me recitale e valle kanë argëtuar të pranishmit, ku kanë shprehur dijen, talentin dhe vendosmërinë për të vazhduar përpara./Ulpianapress/
COMMENTS