DOKTORI QË I QËNDROI PRANË ISA MUSTAFËS TREGON PËR GJENDJEN E ISH-KRYEMINISTRIT

DOKTORI QË I QËNDROI PRANË ISA MUSTAFËS TREGON PËR GJENDJEN E ISH-KRYEMINISTRIT

Javën tjetër, Mogherini dhe Hahn në Tiranë e në Shkup

Ish-kryeministri dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është nisur për në Gjermani për trajtim të sëmundjes me të cilën ai po ballafaqohet tash e një kohë.

Para se të shkojë në Gjermani Mustafa ka qëndruar një javë në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Rreth gjendjes së tij shëndetësore sot është deklaruar mjeku i cili i ka qëndruar atij pranë gjatë kohës sa ka qëndruar në këtë spital privat.

Doktori Visar Berisha thotë se, pavarësisht sëmundjes, akademik Mustafa gëzon shëndet të plotë mendor e intelektuar. Thotë se gjendja gripoze e tij nuk i ka prekur asnjë aftësi mendore e intelektuale.

“Kryetari Mustafa sot është lëshuar nga Spitali pasi qëndrimi aty ishte me i pa nevojshëm. Përgjigja ne terapi ishte e shpejte dhe e mire. Kaq. S’ka me asnjë trajtim specifik e as simptomatik. Rezultati i kërkuar është arritur. Tash mbetet vetëm faza përmbyllëse e që është rehabilitimi fizikal ne mënyrë qe sesibiliteti te marr formen e me hereshme. Kjo don durese dhe aktivitet intesiv fizikal”, ka shpjeguar për gjendjen shëndetësore të Mustafës doktori që i qëndroi pranë në kohën e trajtimit të Spitalin Amerikan.

Tutje mjeku Berisha sqaron Mustafa ka vetëm një grip sezonal i cili sipas tij u siëprfaq më mbimje gjymtyrës. Si pasojë e kësaj kreut të LDKsë iu prek sensibiliteti.

“Me marrjen e terapisë menjëherë u treguan shenja te hershme te përmirësimit dhe stabilitetit”, shpjegon mjeku në një postim në Facebook.

Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa iu desh të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një jave qëndrimi i shtrirë në një spital privat në Prishtinë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)