”Sot, Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutua për punën e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, angazhimin në Kuvendin komunal përmes asambleistëve dhe çështje të ndryshme organizative.
Po ashtu, Kryesia diskutoi edhe për aktivitetet që ndërlidhen me zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke mbështetur unanimisht vendimet e organeve qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të bazuara në Statut dhe Rregullore.
Anëtarët e kryesisë së Qendrës sonë kanë mirëpritur platformën e kandidatit për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurti, përmes së cilës Lëvizja do të jetë edhe më e organizuar, më e fuqishme dhe më e mbështetur nga qytetarët, e cila do të prezantohet edhe në Lipjan
Në këtë drejtim, të enjten, më 18 janar 2018 në ora 14:30, Albin Kurti, kandidat për kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të shpalosë në Qendrën tonë platformën e tij për drejtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Kryesia e lëvizjes VETËVENDOSJE! ka ndërmarrë gjithashtu të gjitha veprimet që të gjithë anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të komunës së Lipjanit të kenë mundësi që të votojnë më 21 janar për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e votimit do të njoftojmë me kohë të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes sonë”, shkruan në faqen zyrtare të Vetëvendosjes së Lipjant.
COMMENTS