50 vjet më parë mjekët thanë se Hawking do të vdiste, sot ai është 76 vjeç

50 vjet më parë mjekët thanë se Hawking do të vdiste, sot ai është 76 vjeç

Mediat e huaja japin alarmin/ Ferri do ‘pushtojë’ Tokën! Ja sa do shkojnë temperaturat në verë

Sot mund t’i themi “Urime Ditëlindja” njeriut me një nga mendjet më të mrekullueshme të gjeneratës së tij; Stephen William Hawking.

Shkencëtari i fizikës teorike, kozmologu dhe autori njihet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës dhe puna e tij ka ndikuar në mësimet e relativitetit të përgjithshëm dhe mekanikës kuantike.

Që nga viti 1963, Hawking vuan nga një sëmundje neurologjike e njohur si “skleroza amiotrofike”, ose ALS shkurt.

Kur ishte diagnostikuar, doktorët i kishin dhënë vetëm dy vite jetë, transmeton Gazeta Express. Sëmundja vret shumicën e viktimave të saj brenda pesë viteve, por ai i ka mposhtur parashikimet e mjekëve dhe ka vazhduar të mbijetojë për më shumë se 50 vjet.

Në vitin 1985, gruaja e tij e atëhershme kishte refuzuar mjekët që dëshironin ta hiqnin atë nga makina për mbështetje të jetës kur ai ishte goditur nga pneumonia.

Hawking në atë kohë ishte futur në komë të qëllimshme me ilaçe në një spital në Gjenevë. Në dokumentarin e vitit 2013, Hawking kishte thënë:

“Mjekët mendonin se nuk do të jetoj dhe i thanë Jane që të ndalin makinën. Jane refuzoi që ta ndalnin atë. Ajo insistoi që unë të kthehesha prapa në Cambridge. Javët e kujdesit intensiv që pasuan më pas ishin më të errëtat e jetës sime”.

Sëmundja e la atë të paaftë për të folur dhe në nevojë të kujdesit të vazhdueshëm, por kjo nuk e ka penguar atë që të vazhdojë punën e tij në shkencë.

Më 1988 ai botoi një libër të titulluar “Një Histori e Shkurtër e Kohës”, që është shitur në 10 milionë kopje në mbarë botën dhe vazhdon të mbajë fjalime dhe ligjërate nëpër botë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)