Kryetari i ardheshem i Lipjanit Dr. Fitim Selimi zhvilloi takim me Aleancen e Gruas se Kosoves ne Lipjan. Ne kete takim me pjesemarrje te madhe te gruas Lipjanase morri pjese Kryetarja e AGK-se njeherit zv.ministre e zhvillimit rajonal zj. Magbule Shkodra.
Dr. Fitimi theksoi se gruaja duhet te kete rolin dhe vendin e merituar ne shoqeri sepse eshte baza e familjes dhe shoqerise gjithashtu ajo duhet te jete pjese e pa ndashme e vendimmarrjes ne pozitat kyqe ne udheheqje. Kuota gjinore eshte me shume diskriminuese sesa perpasi sepse roli i gruas duhet avancuar me tej ne menyre qe ajo te jete e barabarte me burrin ne perfaqesim institucional.
Kryetarja e AGK-se zj. Magbule Shkodra falenderoi grate Lipjanase per pjesemarrje ne kete takim dhe ftoi te votojne Dr. Fitim Selimin per Kryetar te Lipjanit si nje njeri humanist, profesional dhe meritor per te udhehequr me Lipjanin, ashtu siq ushtron me profesionalizem profesionin prej kirurgu.
Zj. Shkodra ftoi anetaret e AGK-se qe ne listen e asambleisteve te votojne kandidatet femra per nje perfaqesim sa me te mire te tyre ne Kuvendin Komunal.
COMMENTS