Haxhiu: Serbët dhe ndërkombëtarët synojnë të kundërtën e asaj që thonë në Bruksel

Haxhiu: Serbët dhe ndërkombëtarët synojnë të kundërtën e asaj që thonë në Bruksel

BAC, KOMANDANTËT e quan në vend amanetin!

Gazetari dhe publicisti, Baton Haxhiu, ka deklaruar se SHBA-të dhe Bashkimi Evropian janë fajtorë që e kanë lejuar Veriun e Mitrovicës të udhëhiqet nga bandat.

Këtë deklaratë ai e dha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku u diskutua për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

”Serbët e kanë vrarë në emër të një ideje. Kësi viktima do të kemi çdo ditë e më shumë sepse çdo ditë shohim deklarata të ndryshme, duke harruar se çfarë pasoja ka pas ky regjion nga politika te paditura”.

“Vrasësi është emër i përveçëm. Sllobodan Millosheviqi s’e ka vra secilin shqiptar në Kosovë, por vrasjet janë bërë në emër të ideve të tij”.

“Ivanoviq është njeriu që ka kundërshtuar një ide, dhe në të njëjtën kohë në pjesën e veriut janë shëtitur xhipa pa tabela, në një vend ku udhëhiqet nga EULEX-i, kemi pasojë njerëz te tillë”.

“Në Bruksel për disa vjet në tavolinë është folur veç për ndarje të Kosovës. Ivanoviq është viktima e parë e kundërshtimit të asaj politike dhe nuk mund të fshihet më që në Bruksel dhe në Beograd flitet për ndarjen e Kosovës”.

“Vrasja e Oliverit është arsye për dramë, sepse ata jetojnë me kësi atmosfera dhe janë të frymëzuar prej idesë së paqartë prej ambasadave ndërkombëtare”.

Po ashtu, Haxhiu sqaroi edhe atë se çfarë realisht po ndodh në bisedimet në Bruksel.

“Qëllimi real i serbëve dhe ndërkombëtarëve është i kundërt me atë që thuhet”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)