Kryetari Ahmeti ka pritur kolonelin e KFOR-it Italian Danile Bajata

Kryetari Ahmeti ka pritur kolonelin e KFOR-it Italian Danile Bajata

Vjosa Osmani ”tremb” pushtetin, publikon fotografinë më të fuqishme që mund ta keni parë ndonjëherë

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur, kolonelin e KFOR-it Italian Danile Bajata shoqëruar nga Major Bylent Kuzuku i KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.


Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, e ka njoftuar kolonelin Danile Bajata për punët dhe zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatë takimit ka folur për sigurinë në Komunën e Lipjanit e cila është e qetë dhe stabile si dhe për rëndësinë e KFOR-it në përgjithësi që ofrojnë stabilitet për qytetarët lipjanas.


Ndërsa koloneli i KFOR-it Italian, është shprehur shumë i kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit në realizimin e projekteve të shumëta e sidomos projekteve në fushën e sigurisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)