Lipjanasi përkrahë haptas Isis-in, Prokuroria Speciale i ngrit aktakuzë për terrorizëm

Lipjanasi përkrahë haptas Isis-in, Prokuroria Speciale i ngrit aktakuzë për terrorizëm

Derbi i madh në ‘Sami Kelmendi’, Prishtina apo Ballkani?

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj Kreshnik Podvorices, lipjanasit që haptas në facebook përkrahte ISIS’in.

Veprimet e 23 vjeçarit, i arrestuar në dhjetor të vitit që lamë pas, Prokuroria i ka klasifikuar si vepër penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”.

Kreshnik Podvorica është vëllai i Blerim Podvoricës. Ky i fundit, në qershor të këtij vitit 2017 kishte kryer sulm vetëvrasës duke lënë të vdekur dhjetëra qytetarë dhe ushtarë siriane.

Kreshniku ishte ai që e kishte dhënë në facebook lajmin për vdekjen kamikazë të të vëllait Blerimit në Siri, duke shpërndarë videon ku siç thotë ai Blerimi “shpejton ta takoj Allahun”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit K.P. nga Komuna e Lipjanit, për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas aktakuzës, Kreshnik Podvorica nga Lipjani, gjatë vitit 2017, në vazhdimësi përmes rrjetit social “facebook” nga llogaria e tij, me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste “ISIS”, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e terroriste nëpër botë si dhe krijimin e shtetit islamik.

Madje, aktakuza thotë se i riu nga Lipjani, gjatë muajit nëntor të vitit 2017, në llogarinë e tij sociale “facebook” ka shpërndarë edhe fotografi kërcënuese.

“Me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 3 të Ligjit Nr. 05/L-002, për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”, thotë njoftimi. /GazetaExpress/.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)