Zinedine Zidane ka thënë se nuk beson që Ronaldo do të largohet nga klubi.
Trajneri i Real Madridit, Zidane, ka folur rreth një largimi të mundshëm të Ronaldos nga klubi madrilen.
Zidane beson se Ronaldo i përket Real Maridit, dhe nuk mund ta shohë atë larg gjigantit spanjoll.
Sipas raportimeve të fundit, ylli portugez ka kërkuar një rikthim te ish-klubi i tij, Manchester United.
“Unë gjithmonë them të njëjtën gjë, nuk mund të shoh një Real Madridt pa Cristianon”, tha Zidane.
32-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2021, derisa muajin e kaluar fitoi Topin e Artë për herën e pestë në karrierë.
“Cristiano është pjesë e këtij klubi, ku ai e ka vendin. Klubi, tifozët, të gjithë e duan atë”, përfundoi Zidane. /Insajderi
COMMENTS