NDALOHEN 11 FEMRA QË DYSHOHET SE KUNDËRLIGJSHËM PUNONIN SI VALLTARE

NDALOHEN 11 FEMRA QË DYSHOHET SE KUNDËRLIGJSHËM PUNONIN SI VALLTARE

Hartohet orari i punës së Barnatoreve Farmaceutike të kujdestarisë në Lipjan për muajin Gusht

Policia e Kosovës gjatë dy ditëve ka realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Gjatë realizimit të kësaj kontrolle, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe kanë ndaluar shtetase të cilat besohet se po qëndronin kundërligjshëm, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për të Huaj, duke ushtruar veprimtari të ndryshme, duke punuar si valltare etj.

“Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga R. e Serbisë dhe tetë nga R. e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur se janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klientë) të pranishëm tek të cilët janë gjetur 2 revole, tri shufra metali, një boks metali, dy thika dhe një sprej.

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative, të gjitha llojet e krimit, për të siguruar një ambient të qetë e të sigurt për qytetarët./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)