Alternativa Socialdemokrate e Visar Ymerit?

Alternativa Socialdemokrate e Visar Ymerit?

Plaku ‘misterioz’ që jeton i vetëm në një fshat malor të Llapit

Pas përplasjeve të fundit brenda lëvizjes “Vetëvendosje”, me kalimin e kohës vetëm se po thellohet “hendeku” mes dy taborëve të kësaj partie: ai i rreshtuar krah ish-liderit Albin Kurti dhe tjetri përkrah ish-sekretarit organizativ Dardan Molliqaj, i cili po identifikohet si grupi anti-Kurt.
Meqë as në takimin e fundit dy blloqet nuk u dakorduan për një gjuhë të përbashkët, krahu anti-Kurt, siç ka mësuar gazeta “Zëri”, së shpejti pritet ta formojë një parti të re.
Burime e “Zërit” bëjnë të ditur se partia në fjalë me shumë gjasë do të quhet Alternativa Socialdemokrate dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i LVV-së Visar Ymeri. Kjo parti pritet t’ia rrëmbejë “Vetëvendosjes” më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve tashmë ka dhënë dorëheqje nga pozitat drejtuese të LVV-së.
Mirëpo një veprim i tillë do të vijë tek pas përfundimit të procesit të zgjedhor brenda “Vetëvendosjes”.
Të pyetur rreth kësaj çështjeje, deputetë të krahut anti-Kurt nuk kanë dashur të komentojnë, megjithatë kanë pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme (që do të mbahen të dielën), do të tregojnë se si do të veprojnë më tutje. Ndërkaq deputetë të rreshtuar nga kandidati i vetëm për kryetar të LVV-së Albin Kurti janë shprehur optimistë se mes dy krahëve do të arrihet pajtimi.
Deputetja e lëvizjes “Vetëvendosje” Shqipe Pantina, e cila tashmë është dorëhequr nga të gjitha pozitat drejtuese të partisë (e rreshtuar nga krahu anti-Kurt), nuk ka dashur të flasë rreth zhvillimeve më të fundit në LVV. Pantina ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjë tek pasi të përfundojë procesi zgjedhor, në mënyrë që deklaratat të mos ndikojnë në këtë proces. “Të dielën mbahen zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)