S’KA DATË PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT

S’KA DATË PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT

Fajon për vizat: Nuk do të ndalemi, deri në realizim

Dialogu Kosovë-Serbi u anulua në minutat e fundit kur gati po fillonte, kjo pasi delegacioni serbë u kthye në Serbi me të kuptuat për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga Avni Arifi, në përbërje të Meliza Haradinaj-Stublla, këshilltare politike e Kryeministrit, Alban Dermaku, këshilltar politik i Kryeministrit, Ardian Arifaj u është dashur të kthehet ‘duar thatë’ në Kosovë pasi pala serbe anuloi bisedimet dhe nuk është kthyer më në Bruksel.

Lajmi.net ka kontaktuar më shefin e negociatave Avni Arifi, i cili tha se do të presin deri sa BE-ja të caktojë një datë tjetër për dialog. Mirëpo, nga ana tjetër, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, i cili edhe kryeson delegacionin serb në Bruksel, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia nuk do të bisedojë me Kosovën deri sa të zbardhet vrasja e Ivanoviqit.

Sido qoftë Kosova insiston dialogu është i paalternativë dhe Kosova është e gatshme për t’u rikthyer bisedimeve pasi shumë marrëveshje kanë mbetur pa implementuar.

“Siç kam deklaruar edhe më parë dialogu është i paalternativë. Kosova është e gatshme të kthehet në bisedime pasi shumë marrëveshje kanë mbetur të pa implementuara”, ka thënë Arifi të mërkurën për lajmi.net.

Nga ana tjetër, edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot u deklarua lidhur me anulimin e bisedimeve me Serbinë. Haradinaj tha se delegacioni i Kosovës kishte pritur gjatë tërë ditës në Bruksel që të kthehej pala serbe, por ata nuk u kthyen.

“Dialogu është paalternativë dhe si i tillë duhet të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, në përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe me përfundimin e shpejtë të këtij procesi, i cili duhet të rezultojë me marrëveshje gjithëpërfshirëse, që çon drejt njohjes ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Haradinaj.

Arifi më pas i ka thënë lajmi.net, se delegacioni Kosovës është gati që të vazhdohet dialogu, ndërsa do të presin që edhe pala serbe të jetë gati për një gjë të tillë.

“Delegacioni i Kosovës është që të vazhdohet dialogu me Serbinë, andaj ne do t’i presim palën serbe kur të jenë të gatshëm për bisedimet e radhës”, është shprehur Arifi.

Ndërsa, se a kanë biseduat me përfaqësuesit e BE-së në lidhje caktimin e datës për raundin tjetër të bisedimeve, Arifi ka thënë se BE-ja e cakton datën e radhës dhe nuk u takon kjo shteteve.

“Jo, ne nuk e caktojmë takimin por një gjë të tillë e bënë BE-ja. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në Bruksel kur do që Bashkimi Evropian të vendos për datë”, ka thënë ai.

Kujtojmë, se dialogu do të hy në fazën përfundimtare të bisedimeve dhe është thënë se do të përfundojë me njohje reciproke mes vendeve të përfshira.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)