HALITI: KRYESIA E KUVENDIT DUHET T’I THOTË STOP INICIATIVËS KUNDËR SPECIALES

HALITI: KRYESIA E KUVENDIT DUHET T’I THOTË STOP INICIATIVËS KUNDËR SPECIALES

Zhduket një vajzë në Lipjan

Kryesia e Kuvendit ka dështuar tri herë që të fus në rend dite për shqyrtim shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit ka sqaruar se Kryesia ka kompetencë që të bllokojë zhbërjen e Speciales dhe se mënyra se si deri tash është tentuar të ndodh shfuqizimi i saj, sipas tij është jo e duhur.

Zyrtari i PDK’së duke e komentuar kërkesën e disa deputetëve për procedimin e Projektligjit për shfuqizimin e Ligjit nr.05/L-053, Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, thotë se nga pikëpamja procedurale, kemi të bëjmë me një dispozitë kushtetuese.

Siç shprehet ai, shfuqizimi i një dispozite kushtetuese është e pamundur të realizohet në formën dhe mënyrën se si ka kërkuar grupi i deputetëve të cilët e kanë nënshkruar kërkesën.

“Ndryshimi ose shfuqizimi i kësaj dispozite kushtetuese (neni 162 i Kushtetutes), nga pikëpamja procedurale mund të realizohet vetëm me “Iniciativën për ndryshimin e Kushtetutës”, dhe jo në formën dhe mënyrën siç është kërkuar.

Është parim i së drejtës ndërkombëtare forma dhe mënyra se si mund të ndryshohet kushtetuta apo dispozitat e veçanta të saj”, ka shtuar Haliti.

Ai e bën të qartë se kjo do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës nëse Kryesia do të lejonte shqyrtimin e iniciativës ligjore të deputetëve nënshkrues të kësaj kërkese.

“Kjo iniciativë duhet të refuzohet nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe çështja nuk mund të shkojë më tej. Kjo dispozitë kushtetuese i jep të drejtë Kryesisë që ta bllokojë iniciativën e deputetëve apo edhe të Qeverisë në mënyrë fare të thjesht proceduralisht, duke mos e futur fare në shqyrtim”, ka sqaruar Haliti.

Kryesia e Kuvendit edhe të mërkurën ka dështuar që të fillojë mbledhjen e saj për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhje kjo që ishte paraparë edhe shqyrtimi për Specialen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)