Vuçiq pritet nga Lista Srpska dhe kryetari i Mitrovicës Veriore

Vuçiq pritet nga Lista Srpska dhe kryetari i Mitrovicës Veriore

“Luftë” në një qendër argëtimi në Florida, raportohen disa viktima

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sapo ka arritur në manastirin e Zveçanit, pos qytetarëve serbë që e pritën atë, të pranishëm ishin edhe kryetari i Veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq. Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës Srpska.

Aleksandar Vuçiq, sapo ka arritur në manastirin e Zveçanit dhe pranë tij po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Srpska dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut.

Vuçiq, për pak minuta pritet të flasë edhe për gazetarët e pranishëm atje.

Veç kësaj, Vucic pritet të vizitojë edhe Universitetin e Prishtinës që ndodhet në Veriun e Kosovës, përkatësisht në Fakultetin Teknik. Është paralajmëruar se atje do të shkojë pas orës 12.

Përpos Veriut, Vucic pritet të vizitojë edhe komunat jugore me shumicë serbe. Pasdite, Vucic do të vizitojë Graçnicën dhe Manastirin e këtij qyteti, shkruan Express.

Aleksander Vucic kishte dënuar vrasjen e Ivanovicit, i cili ishte kundërshtar i tij politikë. Kishte kërkuar edhe përfshirjen e Serbisë në hetime, por që Kosova e ka refuzuar një gjë të tillë.

Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Ivanovicit përveç disa fakteve që janë gjetur për veturën që është përdorur në atentat.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)