VV shpall rezultatet: Lideri suprem Albin Kurti merr 98.82% të votave

VV shpall rezultatet: Lideri suprem Albin Kurti merr 98.82% të votave

Vëllai e raporton të zhdukur motrën e mitur në Lipjan, dyshon se ka ikur tek i dashuri i saj

Lideri suprem i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është rizgjedh në krye të VV’së. Në zgjedhjet e sotme për kryetar partie, ku Kurti ishte kandidat i vetëm, ai ka marrë më shumë se 98 për qind të votave.

Më pak se 1 për qind e aktivistëve të VV’së janë deklaruar kundër Albin Kurtit në zgjedhjet për të parin e partisë. Akoma më pak prej tyre kishin abstenuar.

Sipas rzultateve preliminare të publikuar nga Vetëvendosje për Kurtin kanë votuar 98.82%, kundër 0.61% derisa kanë abstenuar 0.57%. Vota të pavlefshme ishin 0.26%

“Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderojmë të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Ndërkohë, ende pa u shpall rezultatet preliminare, Kurti u urua në Facebook nga Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

“Na priftë e mbara me kryetar Albin Kurtin!”, shkruan Kollçaku në Facebook.

Në votimin e sotëm nuk kanë votuar të dorëhequrit nga kjo parti.

Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu janë në mesin e atyre që nuk votuan. Shpend Ahmeti zgjodhi të dalë në votime minuta para përmbylljes së vendvotimeve.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Vetëvendosje ka treguar se kush ishin zyrtarët e lartë që dolën për ta votuar Kurtin.

Aty shihen duke votuar edhe Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, dhe Rexhep Selimi.

Problemet në Vetëvendosje që u tha se nisën prej më shumë se një viti, dolën në publik në fund të vitit që lamë pas. Publikimi i një mesazhi privat të Aida Dërgutit, ish-anëtare e Kryesisë së VV’së, ku ajo e quante ‘mut’ Kurti, nxori zbuluar përçarjet brenda partisë.

Kjo shkaktoi një valë ofendimesh e kritikash në internet dhe vazhdoi me dorëheqje të shumë anëtarëve.

Kështu tani raportohet për dy grupe, krahun e Albin Kurtit dhe të Dardan Molliqajt

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)