Të gjitha rrugët në Lipjan janë të kalueshme, ekipet kompanisë “Pastrimi” kanë punuar deri në orët e vona të ditës së djeshme dhe po vazhdojnë me hedhjen e kripës dhe pastrimin e rrugëve edhe tani.
Menagjer i Kompanisë ‘’Pastrimi’’ njësia në Lipjan, Xhelal Krasniqi në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, kanë qenë mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe tani me mbikëqyrje të punës që po bëhet prej kompanisë për pastrimin e borës, njofton Ulpianapress.
Ekipet e kompanisë ’’Pastrimi” gjatë ditës së sotme kanë pastruar nga bora të gjitha rrugët dhe thuajse të gjitha rrugicat e Lipjanit.
‘’Për momenti në Lipjan të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje të mirë, janë të pastruara nga bora dhe kemi hedhur krip, puna jonë ka fillu qysh prej orës 18:00 të mbrëmjes dhe do të jemi në monitorim të rrugëve që të jenë sa ma të pastërta’’ ka thënë Kransiqi për Ulpianapress.
COMMENTS