Kur është femra tepër e moshuar për lindje?

Kur është femra tepër e moshuar për lindje?

Metoda të vërtetuara shkencore për të zgjatur jetën për 10 vite më shumë

Edhe pse studimet tregojnë se femrat në dekadën e katërt të moshës së tyre janë më të përgatitura financiarisht, psikikisht dhe në aspekt shoqëror për t’u bërë nënë, megjithatë me kalimin e moshës mundësia për të mbetur shtatzënë zvogëlohet.Shtatzënia pas moshës 35-vjeçare arrihet shumë më vështirë për shkak të ovulacionit të pasigurt, mirëpo pasi të ndodh shtatzënia gjithçka shkon mirë.Femrat më të moshuara kanë komplikime më të shpeshta, siç është shtypja e lartë e gjakut, sëmundja e sheqerit e lidhur me shtatzëninë, rrezik më të lartë për abort, si edhe përqindje më të lartë që lindja të ndodhë me prerje cezariane.Nga studimet është vënë re se ka një rritje të rëndësishme të shpeshtësisë së sëmundjeve gjenetike tek foshnjat e lindura nga nënat mbi 35 vjeç.Kjo shifër e bazuar në të dhëna statistikore, mbështetet edhe në fakte mjekësore. Këto të fundit akuzojnë si shkaktarë të anomalive të lindura çrregullimet në proçesin e ndarjes qelizore të vezës, transmeton Telegrafi.Nga ndarja normale qelizore prej një qelize vezë paraardhëse (qeliza mëmë) burojnë dy qeliza pasardhëse të reja (dy qeliza bija), të cilat kanë numër të barabartë kromozomesh (janë struktura të përbëra nga materiali gjenetik ­ADN dhe proteinat.Ato gjenden në të gjitha qelizat me bërthamë të trupit të njeriut). Nëse nuk ndodh një ndarje korrekte qelizore, këto qeliza bija nuk trashëgojnë më secila nga një numër të barabartë dhe të duhur të kromozomeve. Ato do të karakterizohen nga tepria ose mangësia e këtyre strukturave gjenetike.Nëse një qelizë e tillë fekondohet ( bashkohet me spermatozoidin) për të dhënë një individ të ri atëherë edhe foshnja do të trashëgojë të njëjtat anomali të numrit të kromozomeve si të qelizave seksuale prindërore, qofshin të nënës apo të babait.Sindroma Down përbën anomalinë kromozomike më të shpeshtë ndër defektet e lindura. Fëmijët e prekur nga ky sindromë vuajnë vonesë mendore të shkallëve të ndryshme dhe defekte fizike në lindje. Një tjetër problem është edhe ai i abortit spontan (dështim i rastësishëm), humbja e fëmijës (fetusit) përpara javës së 20­të shtatzënisë.Për këtë arsye të gjitha gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes maksimal veçanërisht në tremujorin e parë të barrës së tyre. Prezenca e anomalive gjenetike (kromozomale) kontribuon në shtimin e rrezikut për aborte spontane te gratë në moshë të madhe.Sëmundje kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut (hipertensioni), sëmundje të veshkave apo të zemrës janë më të zakonshme në gratë e moshës 30 apo 40 vjeçare.Të tilla gjendje shëndetësore shfaqin ndërlikime të cilat dëmtojnë si nënën ashtu edhe fëmijën. Ndër këto përmendim: abort spontan dhe defekte të lindjes nga diabeti ose ngadalësim i zhvillimit të fetusit nga hipertensioni.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)