Rekordet “e pathyeshme” në futboll

Rekordet “e pathyeshme” në futboll

Barcelona mëson kundërshtarin e parë, është super ekip nga Anglia

Shprehja thotë që “rekordet janë bërë për t’u thyer”, por të paktën në botën e futbollit ka disa të tilla që vështirë, për të mos thënë e pamundur që të thyhen.

Më poshtë lista me rekordet e veçanta të vendosura në historinë e futbollit:
Claypole vs Victoriano – Ka hyrë në historinë e rekordeve të futbollit për keq. Pikërisht në këtë takim gjyqtari i ndeshjes është detyruar që të nxjerrë më shumë herë kartonin e kuq, plot 36 të tillë, përfshirë këtu ndëshkime të lojtarëve në fushë, lojtarëve e stafit në stolat respektivë të të dyja ekipeve.

KK Palace vs Civics – Penalltitë duhet të vendosnin fituesin. Por edhe ato zgjatën thuajse në pambarim, duke vendosur rekordin prej 48 ekzekutimesh para se të përcaktohej skuadra fituese.

Bristol vs Leeds (skuadrat amatore) – Një takim mes këtyre dy skuadrave ka zgjatur 36 orë, duke hyrë në histori si ndeshja më e gjatë, në atë që njihej si “Footballathon”.

Masashi Nakayama – Lojtari që mban rekordin e 3-golëshave radhazi, plot në katër ndeshje seri

Rogerio Ceni – Portieri që mban rekordin e golave të shënuar, plot 128 të tillë

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)