“Lëvizja Vetëvendosje nuk e shfrytëzoi mundësinë për të mposhtur PDK-në dhe LDK-në”

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e shfrytëzoi mundësinë për të mposhtur PDK-në dhe LDK-në”

Publikohet fjalimi i fundit i Gjergj Kastriotit: Më i vogli dhe më i varfëri mund t’ju rrëzojë

Artan Muhaxhiri, njohësi i çështjeve politike, duke folur për zgjedhjet në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se kjo parti është në prag të ndarjes.

“Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë të vështirë të rikuperohet dhe të kthehet aty ka qenë para krizës.Njëjtë ka ndodhur edhe më LDK-në dhe me PDK-në. Çarjet e këtilla lënë pasoja për një kohë të gjatë”, ka thënë Muhaxhiri në Info Magazine.

Ai ka treguar shkakun e rrezikut për ndarje të VV-së.

“Lëvizja Vetëvendosja është në prag të ndarjes dhe kjo krizë kryesisht ka ardhur si pasojë e mungesës së vullnetit të Albin Kurtit, si lider faktik, që t’i adresojë këto probleme me kohë.Kriza filloi nga tetori i vitit të kaluar, prandaj është e pashpjegueshme pse nuk ka pasur vullnet dhe gatishmëri për t’u marrë me këtë çështje”.

Muhaxhiri ka thënë se kulti i individit ka ekzistuar në Vetëvendosje.

“Albin Kurti ka qenë dhe është autoritet aq i madh në Lëvizjen Vetëvendosje, saqë aktivistët e rinj e idealizojnë deri në atë masë sa edhe ta imitojnë atë.Në kultin e tij të individit kanë investuar të gjithë, përfshirë edhe ata që tash janë kundërshtarë të tij”, ka deklaruar ai.

Muhaxhiri ka një shpjegim edhe për përçarjet në Vetëvendosje.

“Problemi kryesor ka qenë se Lëvizja Vetëvendosje është rritur shumë më shumë sesa që realisht ka qenë e gatshme. Prandaj edhe nuk kanë pasur ”.

“Nëse je partia e parë, nëse je politikani më i votuar, e ke obligim që të bësh gjithçka brenda rregullave politike për të ardhur në pushtet”.

“Mënyra si janë sjellë Vetëvendosja dhe Kurti pas zgjedhjeve nuk përkon me të qenit partia dhe lideri më i votuar”.

“Kjo ndarje do të ndikojë shumë në elektorat. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka gjasa që në zgjedhjet e ardhme parlamentare të ketë rezultat të përafërt me atë të 11 qershorit 2017”.

“Do të ketë rënie në vota. Me këtë përçarje e ka dëmtuar shumë imazhin e deritashëm si alternativa e vetme në raport me bllokun PDK-LDK”.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur një shans të artë për të ardhur tash në pushtet dhe për ta bërë realitet praktik atë që deri më tash e ka artikuluar vetëm në teori”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)