Serbia çdo vit humb nga një qytet sa Prokupla

Serbia çdo vit humb nga një qytet sa Prokupla

EKSKLUZIVE: Ja sa ushtarë, policë e paramilitarë serbë u vranë nga UÇK-ja dhe NATO-ja (DOKUMENT)

Kryetari serb Aleksandar Vuçiq, duke folur për Kosovën dhe kushtet rreth saj që ndërlidhen me anëtarësimin e shtetit të tij në Bashkimin Europian ka treguar se si Serbia çdo vit mbetet pa rreth 35 mijë njerëz, transmeton Koha.net.

“Po na zbrazet atdheu. Po zbrazen Serbia, Vojvodina, vërtet njerëzit po ikin nga atdheu më pak se sa po ikin nga Bullgaria, Rumania ose Bosnjë e Hercegovina, por ata po ikin dhe nëse nuk jemi të vetëdijshëm për kombin, për atdheun, do t’i humbim të gjitha”, citon tanjug të ketë thënë Vuçiq.

“Brenda një vitit e humbim nga një qytet të tërë sa Vërshaci ose Prokupla, rreth 35 mijë persona. Dhe nëse këtë nuk e zgjidhim siç e kanë zgjidhur rusët, maqedonasit, danezët… e ata e kanë zgjidhur me vetëdije dhe me disiplinën e vetëdijes protestuese, atëherë vendi do të zbrazet”, ka përfunduar ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)