Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e ka dëshmuar tashmë veten si një këngëtare e suksesshme në arenën ndërkombëtare.
Sukseset e saj janë të një pas njëshme, ndërsa së fundmi, ajo bashkë me Rita Orën u renditën në top 30 personat me më së shumti ndikim, sipas Forbes.
Dua së fundmi ka pozuar për revistën e famshme italiane “GQ”, ku është shfaqur mjaft me stil në kopertinën e saj.
Një nga pozat për këtë revistë, Dua e ka publikuar në rrjetin social Instagram.
Por, në mbishkrimin e sajo ajo ka lënë një përshkrim mjaft të çuditshëm, i cili lidhet me gjoksin e saj.
“Sisa të vogla, por zemër të madhe…ose çfarëdo tjetër”, ka shkruar Lipa.
E njëjta është komplimentuar gjithnjë për dukjen e saj joshëse dhe me stil, ndërsa më pak është shquar për zhveshjen ose ekspozimin e tepërt në paraqitjet e saj. /Telegrafi/
COMMENTS