Apostolova: Askush nuk është mbi ligjin, qytetarët presin sistem kualitativ të drejtësisë

Apostolova: Askush nuk është mbi ligjin, qytetarët presin sistem kualitativ të drejtësisë

Shkëlqimi i kryetarit Imri Ahmeti dhe rënia e opozitës në Lipjan

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosova ka nevojnë për të dhëna të sakta për sistemin e drejtësisë.“Kemi nevojë për të dhëna të sakta dhe statistika të përditësuara për Kosovën ky është rekomandim që del nga raporti ju inkurajoj që të merren parasysh këto rekomandime”.Sipas saj, askush nuk është mbi ligjin, prandaj edhe sundimi efektiv i ligjit është i rëndësishëm për shoqërinë.
Shefja e BE-së shtoi se qytetarët presin që të kenë sistem kualitativ të drejtësisë, duke e konsideruar këtë sektorë së hallkë të zhvillimit.
“Sundimi efektiv i ligj është efektiv për shoqërinë, prandaj askush nuk është mbi ligjin. Njerëzit e Kosovës presin që të kenë sistem kualitativ të drejtësisë”, tha ajo.
Edhe pse pranoi se janë bërë punë në këtë drejtim, ajo tha se duhet edhe shumë punë për të bërë në këtë drejtim.
“Këtë vit Kosova kremton 10 vjetorin e pavarësisë padyshim kanë ndodhur reforma shumë çka është bërë, por ende ka hapësirë për të bërë. Sistemi gjyqësor është sikurse zinxhiri nëse një hallk shkëputet ajo ndikon në hallkat tjera”, tha Apostolova, raporton EO.
Ajo foli edhe për barazinë gjinore në sistemin gjyqësor. Sipas të dhënave tha ajo vetmë 28 për qind e grave janë pjesë e sistemit gjyqësor.
“Barazia gjinore në sistemin publik është kruciale par funksionimin e mirë për çështjet demokratike në vitin 2014 72 për qind e gjyqtarëve ishin burra vetëm 28 për qind gra. Besoj që në të ardhmen shumë gra do t’i bashkanagjiten këtij sistemi për të bërë një barazi në gjyqësor”.
Nehat Idrizi, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), garantoi se janë duke mbledhur të dhënat statistikore dhe se zvogëlimi i numrit të lëndëve të pazgjidhura është prioritet.
“KGjK do të merr përgjegjësi për të mbledhur të dhëna sfatistikore. Zvogëlimi i numrit të lëndëve të pazgjidhura është prioritet për ne. Ne do të zotohemi që do t’i zbatojmë rekomandimet e raportit për KGjK”, tha ai.
Këto komente u bënë gjatë prezantimit të raportit “Raporti i hollësishëm i vlerësimit të sistemit gjyqësor në Kosovë” nga Zyrës së BE-së dhe Këshillit të Evropës në Prishtinë.Raporti mbulon çështjen e efikasitetit të sistemit gjyqësor në Kosovë duke analizuar resurset financiare dhe njerëzore, organizimin dhe lëndët e mbetura në gjykata dhe prokurori.
Të dhënat janë mbledhur dhe analizuar në bazë të skemës së vlerësimit, e dizajnuar nga Komisioni për Efikasitet në Drejtësi.Ngjarja organizohet në kontekstin e Instrumentit horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, nismë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, që paraqet instrumentin kryesor për promovimin e standardeve të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit të Evropës në regjion.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)