Ozil – shokëve: Kam nënshkruar për Man Unitedin (Foto)

Ozil – shokëve: Kam nënshkruar për Man Unitedin (Foto)

Gol nga Celta Vigo, barazon Messi

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil iu ka thënë shokëve të tij të Arsenalit se ai do të nënshkruajë për rivalët e urryer të Manchester Unitedit, raporton The Mirror.

Ozil, 29 vjeç, është gati të bëjë transferimin bombastik dhe është i bindur se do të shkojë në Old Trafford.

Mesfushori i Gjermanisë është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe mund të largohet me parametra zero, por trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger pranoi publikisht javën e kaluar që mund të përfundojnë shitjen e tij në muajin janar.

Kjo tani ka hapur derën për mundësinë që Ozil të transferohet te njëri nga nga rivalët e tyre më të mëdhenj në Angli, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, mbetet për t’u parë, nëse gjigantët e Old Trafford do të vazhdojnë me një marrëveshje për fituesin e Kupës së Botës 2014.

Ozil, i cili gjithnjë e më shumë favorizon largimin nga Emirates pasi humbi vendin e tij në formacionin titullar, nuk bën asnjë sekret që po përgatitet të largohet.
Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka pranuar publikisht se ai e konsideron Ozilin si numrin 10 më të mirë në botë.

Dyshja kishte një marrëdhënie të fortë duke punuar së bashku në Real Madrid dhe mbetet një respekt i thellë mes dyve, pavarësisht nga transferimi i çuditshëm i Ozilit në Londër në vitin 2013. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)