Thaçi akuza në drejtim të Rusisë: Po tenton ta rrënojë shtetin e Kosovës

Thaçi akuza në drejtim të Rusisë: Po tenton ta rrënojë shtetin e Kosovës

KF Ulpiana kampione e ‘Play-Off”-it Nacional për U17

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një editorial shkruar për Forumin Ekomomik Botëror, që mbahet në Davos, ka rrëfyer për lirinë e vendit dhe për krijimin e shtetit, në mbështetje të vlerave të përbashkëta perëndimore, dhe iniciativës humanitare të fuqive botërore për të ndihmuar Kosovën t’i shpëtojë regjimit të Millosheviqit.

Thaçi, përmes këtij editoriali, thotë se Kosova është produkt i humanizmit të fuqive botërore, që edhe përkundër që kishin kundërshtime nga forcat ekstreme politike në botë për të ndërhyrë në luftën e 99’ës, në fund u vendosën vlerat e përbashkëta dhe njerëzore.

“Tani, gati 20 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, duhet të pranojmë se bota ka ndryshuar që nga ato kohëra të ndërhyrjeve ndërkulturore dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare humanitare”, thuhet në shkrimiin e Presidentit.

Ai thotë se gjendja më nuk është e njëjtë, dhe këto vlera të vendosura pas rënies së komunizmit në Evropë, po rrezikohen. Sipas Presidentit Thaçi, Rusia po rrezikon një shekull përpjekje të progresit botëror dhe një dekadë lirie të Kosovës.

“Këto forca e kanë origjinën në Rusi. Përpjekjet e koordinuara nga Moska – në mes të shtetit, kanaleve të propagandës, inteligjencës, hakerëve dhe aktorëve politikë – kanë një qëllim të qartë”, shprehet i pari i vendit.

“Ata duan të shkatërrojnë lidhjet e shumta të besimit: ndërmjet qytetarëve dhe qeverive brenda shteteve perëndimore, ndërmjet shteteve që i përkasin NATO-s dhe BE-së, por edhe më gjerë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)