‘Ushtria serbe për tre orë e merr veriun e Kosovës’

‘Ushtria serbe për tre orë e merr veriun e Kosovës’

Edhe ish-kryeparlamentari Berisha e refuzon dekoratën nga Thaçi

Nëse dikush – në Prishtinë, Bruksel apo Uashington – mendon që me forcë të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe të dëbojë serbët të cilët janë aty shumicë absolute, ata duhet të dinë se ushtria serbe për vetëm tre orë, mund të arrijë në Mitrovicën e Veriut dhe të dalë në urën mbi lumin Ibër, thotë analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski.

Ai shprehet se Prishtina padyshim ka ambicien me anë të aparatit represiv të saj të ‘pushtojë’ veriun e Kosovës, duke theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e bëri të qartë se kjo nuk do të jetë e mundur, shkruajnë mediat serbe, transmeton zeri.info.

“Ata janë të fiksuar që veriun e Kosovës ta fusin nën kontrollin e tyre. Kjo teori qëndron pasi donin të përdorin vrasjen e fundit për të dërguar ROSU-në atje”, vlerëson Lazanski.

Lazanski thotë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë serbe ka elaboruar plane për çdo rrezik potencial, madje edhe për një krizë të mundshme në Kosovë./Zeri

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)