Frika nga sulmet gjatë Lojërave Olimpike, Koreja e Jugut simulon një sulm terrorist – në aksion forcat speciale (Video)

Frika nga sulmet gjatë Lojërave Olimpike, Koreja e Jugut simulon një sulm terrorist – në aksion forcat speciale (Video)

Talebanët shënjestruan gjeneralin e NATO-s. Vriten 3, plagosen të paktën 12

Policia e Koresë së Jugut organizoi një sulm të supozuar terrorist për të kryer një stërvitje sigurie, përpara Olimpiadës së ardhshme Dimërore në Pyeongchang.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 1,600 njerëz – përfshirë zyrtarët e policisë dhe organizatorët e lojërave – erdhën për të parë shfaqjen që tregoi se ekipi i sigurisë është gati për çdo sulm të mundshëm.

Siç thuhet më tej, ceremonia e pa ekipin e policisë SWAT që zbriste nga tavani, si dhe duke treguar edhe pushkët.

Dhe aktorët që mbanin xhaketa janë përdorur si “sulmues” duke i kërcënuar njerëzit me armë dhe duke i marrë peng.

Stërvitja vjen në mes të tensioneve masive në rajon midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

Vendi pritës është i prirur për të siguruar që asnjë incident nuk do të ndodh, për të ndezur kështu një stuhi diplomatike ndërkombëtare.

Një njësi për neutralizimin e bombave është sjellë gjithashtu për të shkatërruar eksplozivët e supozuar. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)