SCOTT: PAQJA DHE STABILITETI I RAJONIT VAREN NGA KOSOVA DHE SERBIA

SCOTT: PAQJA DHE STABILITETI I RAJONIT VAREN NGA KOSOVA DHE SERBIA

AUV për rastin e mishit në ETC-në e Lipjanit : Është vërtetuar se nuk ka të bëj me periudhën kohore në të cilën është publikuar

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë se vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd është shumë i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës.

Duke komentuar vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit ai ka thënë se ky ishte një vendim i duhur.

“Paqja dhe stabiliteti i rajonit varen nga Prishtina dhe Beogradi”, ka thënë Scott, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ai ka thënë se pret shkëmbim të informacioneve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Nëse Serbia ka informacione që mund të kontribuojnë në hetime atëherë duhet dhënë. Në të njëjtën kohë, ne inkurajojmë Kosovën që të jetë e hapur dhe të ndajë informacion me autoritetet serbe sepse kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar të vërtetën”, iu ka thënë Scott gazetarëve.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)