Kryetari Ahmeti ka pritur, Feim Salihu, kryeshef i Kompanisë Regjionale “Pastrimi”

Kryetari Ahmeti ka pritur, Feim Salihu, kryeshef i Kompanisë Regjionale “Pastrimi”

LIVE/ Rezultatet e 250 mijë votave të numëruara

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur, Feim Salihun, Kryeshef i Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, të shoqëruar me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi, në mesin e shumë çështjeve është diskutuara për mundësitë e bashkëpunimit dhe kordinimit në mes komunës së Lipjanit dhe Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, në fushën e ambientit në çështjen e mbeturinave në territorin e Komunës se Lipjanit.
Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti, ka kërkuar nga përfaqësuesit e Kompanisë Pastrimi që të jenë më efikas në grumbullimit të mbeturinave për ekonomitë familjare dhe bizenset.
Po ashtu gjatë këtij takimi është bë e ditur se Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me Kompaninë Pastrimi dhe njësinë punuese të Pastrimit në Lipjan do të pajisen me makineri shtesë si dhe shporta të mbeturinave për ekonomitë familjare. Gjithashtu u dakorduan që selia aktuale e ndërmarrjes Pastrimi në Lipjan të deslikohet jashtë qytetit.
Ndryshe, Komuna e Lipjanit ka shpreh interesimin e përmbushjes së obligimeve në garën për mjedis të pastër që po zhvillohet në kuadër të GIZ Gjerman, ku me këtë rast Komuna e Lipjanit është përfituese e fondeve në vlerë prej 180 mijë euro të cilat janë të dedikuara për blerjen e makinerisë dhe pajisjeve të tjera për njësinë e ndërmarrjes së Pastrimit në Lipjan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)