Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Lipjan, së fundi nga Organizata Zvicrrane AQH përmes projektit – Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor ka pranuar aparaturë Shëndetësore për EKG dhe aparaturë laboratorike për përcaktimin e hemoglobinës së glikogjenizura ne gjak në vlerë prej 12.500 euro.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në Lipjan, Vlora Limani Hajnuni, ka falenderuar Organizatën AQH për mbështetjen dhe ndihmën me këto aparatura të cilat tani do të jenë në funksion dhe do shërbejnë për nevojat e qytetarit lipjanas.
COMMENTS