Prokuroria: Do t’ju njoftojmë posa të ketë rezultate për vrasjen e Ivanoviqit

Prokuroria: Do t’ju njoftojmë posa të ketë rezultate për vrasjen e Ivanoviqit

Coca-Cola ofron 1 milion dollarë për personin që do i zgjidhë këtë problem

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se s’ka asnjë përparim në zbardhjen e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili ishte i dënuar në shkallën e parë për krime lufte në Kosovë.Nëpërmjet një përgjigje me shkrim, Zyra e Prokurorit të Shtetit, ka shkruar se kurdo që të ketë rezultate të reja do të njoftojnë publikun.“Ju njoftoj se lidhur me hetimin e vrasjes se Oliver Ivanoviqit është duke u punuar intensivisht në zbulimin e kryerësve të kësaj vrasje, kurdo që do të kemi rezultatet më të reja publiku do të njoftohet me kohë”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu.Oliver Ivanovic është vrarë në Veri të Mitrovicës, para 12 ditësh. Ende s’është arrestuar asnjë person dhe as nuk ka të dyshuar. Deri më tash janë intervistuar disa persona por pa ndonjë rezultat.Politikani i vrarë serb ishte dënuar në shkallën e parë si i fajshëm për disa krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Pasluftës, ai ishte bërë deputet i Parlamentit të Kosovës.Kohëve të fundit ka mbajtur linjën kundër politikës së Serbisë dhe ka dalë edhe kundër Listës Sprska. Madje, në një intervistë dhënë disa ditë para se të vritej, kishte thënë se më shumë është i rrezikuar nga bandat serbe se sa nga shqiptarët.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)