Ministri serb që e pranon se Kosova mund të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë

Ministri serb që e pranon se Kosova mund të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë

Isa Mustafa kthehet në Kosovë

Pas vizitës që realizoi në Kosovë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi mundësinë për një referendum ky qytetarët serbë do të votonin për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

E një referendum do të ishte i pashmangshëm sipas ministrit të Tregtisë në Serbi, Rasim Lajiq.

Lajiq ka pranuar indirekt se zgjidhja me Kosovën mund të jetë duke ndryshuar preambulën e Kushtetutës së shtetit serb.

“Nëse preambula kushtetuese që i referohet Kosovës do të ndryshohet, një referendum do të ishte i detyrueshëm”, thotë Lajiq, transmeton lajmi.net

Sipas ministrit serb një referendum i mundshëm për Kosovën do të ishte mundësi që qytetarët të shprehin lirisht dhe në mënyrë demokratike zgjidhjen e propozuar nga politikanët.

Por ai thekson se “përgjegjësia nuk do të largohej”, duke aluduar në përgjegjësinë që do ta barte secili zyrtarë shtetëror.

Lajiq thotë se një zgjidhje eventuale është e vështirë duke pasur parasysh polarizimet ndërmjet dy vendeve.

“Nëse mbahet referendum, do të kuptohej më qartë pas pranverës, derisa të zhvillohet dialogu i brendshëm”, thotë Rasim Lajiq.

Ndryshe dy presidentët e shteteve, Thaçi dhe Vuçiq pas një takimi që patën në Davos u dakorduan që dialogu të vazhdojë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)