Aksident horror në Elbasan, makina bëhet copash ndërsa shoferja…

Aksident horror në Elbasan, makina bëhet copash ndërsa shoferja…

Edhe një deputet i AAK-së përfshihet në “skandalin e Vetëvendosjes”

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë, kësaj here në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Në incident janë përfshirë tre automjete. Në njërën prej makinave, drejtuesja e mjetit, një vajzë ende e paidentifikuar, ka mbetur për disa çaste në mjet pasi ka qenë e bllokuar. Me ardhjen e policisë dhe ambulancës, e reja është nxjerrë nga makina dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.01.2018 në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji janë përplasur tre automjete.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesja e mjetit me targa AA 132 SR, shtetasja M.H., 26 vjeçe banuese në Elbasan, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Gazeta Express

Video eshte publikuar nga JOQ:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)