BLUSHI LË “LIBRA” BËHET DREJTOR NË TOP CHANNEL

BLUSHI LË “LIBRA” BËHET DREJTOR NË TOP CHANNEL

Ismaili: Me ligjin e ri, pagat e mjekëve më të lartat në rajon

Ashtu siç përflitej, nga sot Ben Blushi do të jetë Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel.

Lajmin e ka dhënë vetë Presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha në një komunikimin që ka bërë me drejtuesit e departamenteve të televizionit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e Top Channel se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.

Dua t’i siguroj të gjithë se Top Channel i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, thuhet në komunikimin e Presidentes Vjollca Hoxha.

Vetëm pak javë më parë Blushi hoqi dorë nga drejtimi i LIBRA-s, dhe mesa duket qëllimi paska qenë i qartë, të rikthehet në media.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)