Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale

Kryetari Ahmeti ka mbajtur takimin e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komunale

Zyrtari i lartë i LDK-së: “Hashim Thaçi njeri i shitur te Serbia”

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komuale, ku u diskutuan një mori çështjesh që lidhen drejtë për së drejti me jetën dhe mirëqeninen e qytetarëve lipjanas.
Fillimisht drejtorët e Drejtorateve Komuale kanë raportuar rreth punëve me të cilat janë marrë gjatë javës së kaluar por edhe për obligimet që kanë gjatë kësaj jave.
Ndërsa, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e procedurave për inicimin e projekteve që janë të planifikuara të realizohen gjatë vitit 2018. Ai po ashtu ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorateve angazhim maksimal në disa rregullativa dhe plane komunale të cilat janë në hartim e sipër.
Gjithashtu gjatë këtij takimi u bë e ditur që nga data 01.02.2018 të gjitha shërbimet me qytetarë në zyrën pritëse të komunës nga Drejtoria e Administratës do të fillojnë në ora 08:00 deri në 15:30 dhe tani e tutje shërbime me qytetarë do të ketë edhe gjatë kohës së pauzes nga ora 12:00-deri në ora 13:00.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)