Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaii është kërcënuar pasi që në shtëpinë e tij ka pranuar një ‘porosi’ të pazakonshme.
Në orët e mbrëmjes atij i ka arritur një fotografi nga një person i panjohur, ku në të njejtën shihet deputeti Ismajli, duke punuar në zyrën e tij.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se Ismaili është ndier i kërcënuar dhe për këtë ka raportuar edhe njësitet e policisë.
Nga ana e tij, Ismaili dyshon se po vëzhgohet nga dikush, ndërkohë që me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë.
COMMENTS