PROFILIZIMI I MËSIMDHËNËSVE  DOMOSDOSHMËRI E KOHËS – VËSHTRIM PEDAGOGJIK

PROFILIZIMI I MËSIMDHËNËSVE DOMOSDOSHMËRI E KOHËS – VËSHTRIM PEDAGOGJIK

Nderohen dëshmorët e Komunës së Lipjanit

Shkruan: Salih Uka

Megjithëse një mësues i vetëm mundet dhe ka një ndikim të madh mbi një nxënës, ky mësues mund të ketë vetëm një ndikim të kufizuar mbi cilësinë e sistemit arsimor si një të tërë. Studimi i kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara, tregon se si efekte skajshmërisht pozitive të një mësuesi të vetëm të një shkolle fillore mund të zhbëhen, në qoftë se mësuesit pasues që ka një fëmijë nuk janë shumë të aftë në punën e tyre. Nga ana tjetër, pasja e pesë mësuesve të shkëlqyer radhazi, priret të ketë ndikime pozitive thelbësore dhe që zgjasin në kohë tek fëmijët e shkollës fillore.

Në përgjithësi, profilizimi i mësimdhënësve fillor mund të përgjigjet nevojës për të thyer izolimin e klasës dhe doktrinës “një mësues të përcjellë të njëjtit nxënës nga klasa e parë deri në të pestën”.

Por profilizimi parasheh që të ketë një mësuese për klasën e parë, një për të dytën e kështu me radhë deri në të pestën. Duke u bazuar në nevojën të krijojë një kulturë bashkëpunimi, e cila mund të rezultojë në përmirësimin e cilësisë në arsim. Dhe ku mësimi zhvillohet, dhe njohja se mësimi efektiv kërkon përfshirjen e ekipeve. Implementimi i kësaj reforme në arsimin parauniversitar, ku mësimdhënësi gjatë karrierës profesionale do të përgatitet dhe angazhohet për mësimdhënie vetëm për një klasë.
Ne pedagogjinë bashkëkohore njihet edhe profilizimi i quajtur horizontal sipas klasave, apo vertikal, sipas fushave. Megjithatë, duhet cekur se çështja më problematike dhe sfiduese mbetet infrastruktura shkollore. Pra, marrë në tërësi ende nuk kemi arritur një progres të duhur, drejt standardizimit të teksteve mësime.
Është sinjifikativ fakti se mbikëqyrja pedagogjike dhe profesionale e shkollave mungon, mungon shërbimi profesional (pedagogu).

Kjo është pika më e dobët e sistemit arsimor në Republikën e Kosovës, ndonëse në vitet e fundit janë bërë disa përpjekje për riaktivizimin por ai ende është shumë larg nevojave dhe kërkesave.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)