Në sallen e Kuvendit të Komunës organizuar nga Drejtoria për Planifikim Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit sot është mbajtur takim konsultativ me Administratorët e fshatrave të Komunës së Lipjanit, përfaqësues nga sektori privat, ndërmarrjet publikike, komuniteti fetar, shoqëri civile etj për njoftimin e akterëve kyq të Komunës së Lipjanit rreth Hartimit të Hartës Zonale.
Në këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti para të pranishmëve ka theksuar se Komuna e Lipjanit është në mesin e pesë komunave përfituese me këtë projekt nga GIZI Gjerman me të cilit kemi hartuar një partneritetë mjaft të mirë për të hyrë në këtë agjend të përbashkët të nevojshme dhe shumë domethënese për zhvillimin e ardhshëm të Komunës së Lipjanit.
“Tani ne do hyjmë në një agjend të projektimit ose të projeksioneve tona të ardhshme në kuadër të Planifikimit Hapsinor për të gjithë teritorin e Komunës së Lipjanit dhe kjo është shumë e rëndësishme për të pas qasje qytetarët Lipjanit përmes pëfaqësuesve të tyre për të dhënë kontributin e tyre ku projektohet e ardhmja zhvillimore e Komunës së Lipjanit në pikpamjet e ndërtimit në gjithë planin hapësinor që nënkupton edhe projektimin e zhvillimit në çdo lokalitet të komunës së për periudhen 8 vjeqare”, ka thënë mes të tjerash kryetari Ahmeti.
Ndërsa,Drejtoresha për Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Emina Regjiq, ka prezantuar obligimet ligjore rreth planifikimit, ka elaboruar hartën zonale dhe procesin e hartimit të saj si dhe ka propozuar strukturën për organizimin e punëve.
Po ashtu gjatë këtij takimi është formuar Ekipi Komunal i Planifikimit dhe (EKP) dhe Ekipi Këshillues i Komuniteteve (EKK).
COMMENTS