Kur kemi të bëjmë me “atë periudhë të muajit”, disa gra janë të bekuara me cikël menstrual të lehtë, por të tjera kalojnë një kohë vërtet të vështirë.
Nëse jeni një nga ato femrat që kanë të bëjnë me menstruacione të dhimbshme, ka disa gjëra që nuk duhet të bëni, transmeton Gazeta Shneta.
1. Lënja mënjanë e ushqimeve – Duke lënë mënjanë ushqimin në këtë kohë të muajit është një ide e keqe. Ju jeni duke humbur shumë gjak, kështu që juve ju nevojitet të hani siç duhet për të mbajtur në nivel energjitë tuaja.
2. Puna fizike – Në rast se vuani nga dhimbja e stomakut ose ajo e shpinës, sigurohuni që të shmangni çdo punë fizike. Në këtë mënyrë ju do të parandaloni ndërlikime të mëtejshme dhe më shumë dhimbje.
3.Ngrënia e ushqimeve të shpejta – Ju duhet të hani më shumë se zakonisht, por kur hani, sigurohuni që nuk është ushqim i shpejtë. Gjithashtu, ngrënia e ushqimit të shpejtë në mes të natës mund të duket si një ide e mirë, por stomaku juaj mund të mos pajtohet me ju.
4.Qëndrimi gjatë gjithë natës – Shkuarja në shtrat herët është shumë e rëndësishme për shëndetin tuaj. Gjithashtu, kur vjen puna te menstruacionet, ju do t’i kaloni me më pak probleme. Për më tepër, trupi juaj prodhon një hormon të quajtur melatonin në periudhën e hershme të natës. Ky hormon luan një rol jetik për segmente të shumta të shëndetit tonë. Shqetësimi i prodhimit të melatoninës mund të shkaktojë pasoja serioze negative.
COMMENTS