Shannon Doherty mposht kancerin pas dy vjetëve: Nuk e kaloj asnjë ditë të vetme të mos e falënderoj Zotin

Shannon Doherty mposht kancerin pas dy vjetëve: Nuk e kaloj asnjë ditë të vetme të mos e falënderoj Zotin

Amber Heard nuk i tregon të gjitha (Foto)

Aktorja Shannon Doherty i është kthyer xhirimeve dhe audiencë pas një beteje të rëndë me kancerin.

Pas dy vitesh të pushimesh mjekësore, ajo i është kthyer punës pasi gëzon shëndet të mirë.

“Jo shumë kohë më parë pyesja veten nëse do të arrij të bëj atë që unë dua. Kam pritur për shumë kohë të jem kreative, e vendosur dhe jam e kënaqur me rezultatet e arritura. Javën e kaluar kam punuar shtatë ditë. Nuk e kisha fundjavën e lirë dhe jam shumë e lumtur”, shkroi Shannon.

Ajo nuk zbuloi se çfarë projekti po bën, por është e vetëdijshme se kolegu Mira Sorvino është një partner dhe mbështetës i fortë për vazhdimin e karrierës prej aktore.

“Jam shumë e lumtur dhe nuk e kaloj asnjë ditë të vetme të mos falënderoj bekimin e Zotit. Kështu që po shkoj në punë me shumë mirënjohje dhe dashuri. Bukuria është çdo gjë që më rrethon mua”, ka shkruar aktorja.

Përndryshe, Shannon u diagnostikua me kancer të gjirit dy vjet më parë dhe për këtë nuk u morr me asnjë punë.

Ajo morri përkrahje të madhe prej miqve në luftën me këtë sëmundje të ligë ndërsa edhe fansat e kishin mbështetur me të madhe. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)