Autoritetet drejtuese të Lipjanit kanë reaguar për problemet e vazhdueshme në furnizim me barna esenciale nga Ministrsi së Shëndetësisë me arsyjes se e kanë lënë këtë komunë pa furnizim të mjaftueshëm me to.
Vlora Limani-Hajnuni, Drejtoresha e Shëndetësisë në Lipjan, ka deklaruar me këtë rast se furnizimi me barnat esenciale në QKMF-në e Lipjanit mbetet problem kryesor. Ajo tregon se gjatë këtij viti nuk kanë pasur furnizim të mjaftushëm nga MSH-ja, njofton Ulpianapress.
‘’Po barnat nga lista esenciale dhe furnizimi me insulinë bëhet nga MSH-ja dhe këtë vit nuk kemi pas furnizim të rregullt dhe me sasi të mjaftushme, sidomos me insulinë e që është kompetencë ekskluzive e MSH-së’’, ka thënë Hajnuni.
Drejtoresha më tej ka shtuar se nuk është dëshirë e institucioni që të adresojë kritika të tilla, por ndjenja e obligimit që kanë karshi qytetarëve që ti informojnë rreth gjendjes aktuale të QKMF-së që edhe stafi mjeksor ta ketë më të lehtë menagjimin e gjendjes në përgjethësi.
‘’Në përgjithësi nuk është që ne kemi deshiru të kritikojmë MSH-në, por thjesht ne jemi të obliguar të informojmë qytetarin në mënyrë të drejtë që edhe stafi mjekesor ta ketë më të lehtë menagjimin e gjendjes në pergjithesi’’, ka përfunduar Hajnuni./Ulpianapress/
COMMENTS