Kandiatja për Asamble komunale të Lipjanit Majlinda Sylejmani në fund të fushatës zgjedhore ka falënderuar gjithë simpatizantët e LDK-së dhe përkrahësit e saj gjatë fushatës dhe i ka ftuar ata që më 22 tetor të dalin masovisht në votime, të votojnë kandidatin e LDK-së Imri Ahmetin për kryetar të Lipjanit dhe atë, Majlinda Sylejmanin për asambleiste të Lipjanit.
Ja postimi i saj në Facebook:
Të dashtun miq, tash më kemi hy në ditët e fundit të fushatës dhe skam dyshim që jeni lodhur nga e gjithë kjo garë politike.
Andaj duke ju drejtuar për herë të fundit, deshta të ju falenderohem të gjithë juve që më ofruat mbështetje dhe përkrahje të pakusht gjatë gjithë këtij muaji të fushatës.
Privilegj është besimi që më ka dhënë Kryetari Imri Ahmeti, dhe besimi është përgjegjësia më e madhe në jetë!
Njëra prej përjetimeve më të mira dhe përvojë që nuk ka çmim padyshim që do të mbetet gara për Asamblen Komunale, andaj pa dashtë me zgjatë më shumë, po e mbylli këtë shkrim duke kërkuar besimin e juaj në zgjedhjet e 22 Tetorit ,sepse me modesti, e pa kursim të energjive do mundohem t’i shërbejë qytetarëve të Komunës tonë dhe të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal.
E di se me ta besu votën është besë e madhe, prandaj është përgjegjësi edhe më e madhe për mua.
Të dielën me 22 Tetor, çdo votë e juaja do të jetë tepër e rëndsishme për mua.
Sinqerisht,
Majlinda.
#MePunëPërLipjanin
#ImriAhmeti47
#Majlinda12
COMMENTS