Nuk i ndalet policisë në Bardhosh, gjatë ikjes i bie pistoleta me 9 fishekë

Avokatët tregojnë se si rezultat i kujt u ngrit aktakuza në rastin ‘Pronto’

Në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës është raportuar për një rast të mos-lajmërimit të veprave penale.

Kështu, një i dyshuar shqiptar përderisa ishte duke e drejtuar veturën, nuk i është ndalur një patrulle policore.


Policia arrin më pas të ndaloj veturën por një pasagjer ka arritur që të ikë nga vetura.

Sipas PK-së, gjatë ikjes i ka rënë në tokë një pistoletë me 9 fishekë dhe një celular.

Kurse, ngasësi është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se është person i kërkuar në bazë të urdhëresës së gjykatës.

Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të personit të arratisur. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)